Leonora Jakupi ‘nuse’ (Foto)

Leonora Jakupi bëhet nuse!- ishte ky lajm para gjashtë vitesh thuajse nëpër të gjitha mediat tona, shkruan Kosovarja.

ShowBiz

25/01/2016 00:10

Ajo në të vërtetë u vesh sikur nuse dhe hoqi merakun për një moment, por vetëm si një protagoniste në videon humoristike të stupcave “Dasma e Sheqes” edicion ky i përgatitur për 8 Mars 2010.

Kjo nuk ishte hera e parë që, këngëtarja jonë e madhe, Leonora paraqitet si aktore në emisione të ndryshme . E kemi parë edhe te “Kafeneja jone” dhe në skeçe tjera.

Me 28 Nëntorin e kaluar , e pamë edhe në një pjesë dokumentari kushtuar heroit legjendar Adem Jasharit, tek ishte bashkë me artistin e madh e të mirënjohur Mirush Kabashin.

Me këtë ajo dëshmon ,se përveç këngës ajo ka prirje edhe për aktrim dhe paksa e çuditmë përse nuk është angazhuar deri tash në ndonjë projekt filmik apo faji për këtë u mbetet producentëve e regjisorëve tanë.

Që t’i shkruajmë këta pak rreshta na cyti këto foto e arkivit të revistës Kosovarja,tek Leonora shihet me vello të nusërisë.

E , se kur do te bëhet nuse Leonora me të vërtetë, kjo gjë mbetet të shihet në të ardhmen.

Deri me tani ajo ka folur pak dhe me shumë xhelozi ne lidhje me jetën e saj intime dhe nuk është zbuluar ende ndonjë fatlum qe ka mundur t’ia rrëmbejë zemrën e asaj.

Cili do jetë ai fatlum? /g.d/ Kosovarja /