Leonora Jakupi në koncertin e Elvana Gjatës, publikon pak nga atmosfera

Këngëtarja Leonora Jakupi është duke marrë pjesë në koncertin që e riktheu Elvana Gjatën në skenë.

ShowBiz

17/02/2019 22:08

Këngëtarja Elvana Gjata është rikthyer në skenë pikërisht në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ky koncert është organizuar nga bashkëshortja e kryeministrit Haradinaj, Anita Muçaj-Haradinaj dhe mbodhi shumë emra të njohur në publik.

Në mesin e tyre edhe këngëtarja Leonora Jakupi e cila i ka ndarë pak momente nga atmosfera që po mbretëron atje.

Ndryshe kujtojmë se sot në këtë ditë shënuar, ajo e ka vizituar varrin e babait të ndjerë./Lajmi.net/