Leonora Jakupi ‘ndez’ atmosferën në dasmën e motrës, pamje ekskluzive

Në familjen e Lenora Jakupi sonte ka festë.

ShowBiz

15/09/2018 22:47

Këngëtarja në këtë natë marton motrën e saj Blertën me Kushtrimin, shkruan lajmi.net.

Të ftuar në dasmë janë miq e familjarë të çiftit, po ashtu edhe shumë prej kolegëve të Leonorës.

Labinot Gashi me bashkëshorten Qëndresën, Vjollca Haxhiu, Ganimete Musliu, Kaci; janë disa prej fytyrave publike të pranishëm në këtë dasmë.

Në disa video që ka siguruar lajmi.net, çifti shihen duke vallëzuar, derisa atmosfera është në maksimum.

Në njërën prej këtyre videove, Leonora shihet duke vallëzuar, veshur me fustan të zi, si çdo herë tejet elegante. /Lajmi.net/