Leonora Jakupi ia publikon këtë foto Sami Lushtakut në Hagë

Leonora Jakupi e ka shprehur edhe një herë përkrahjen për Sami Lushtakun.

ShowBiz

16/01/2019 21:08

Leonora Jakupi ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një imazh të Sami Lushtakut, të shkrepur në Hagë, shkruan lajmi.net.

“Me gjeneralin”, ka qenë mbishkrimi që këngëtarja ia ka lënë fotos, ku Lushtaku shihet bashkë me deputeten Ganimete Musliu dhe djalin e tij, Mergimin.

Kujtojmë që Sami Lushtaku u ftua për intervistim nga prokurorët në gjykatën speciale në Hagë, ku edhe është intervistuar gjatë ditës së sotme. /Lajmi.net/