Leonora e Vesa befasojnë deputeten Ganimete Musliu

E ftuar në emisionin “E diela me Vesën”,deputetes Ganimete Musliu i është bërë një befasi që e ka emocionuar shumë.

ShowBiz

25/05/2015 19:30

Vesa Luma ka befasuar deputeten Ganimete Musliu duke sjellur në emision motrën e deputetes,Fatmira Musliu e cila nuk jeton në Kosovë.Kjo befasi ka bërë që deputetja të përlotet në emision duke treguar se motra e saj është njeriu më i rëndësishëm në jetën e saj me të cilën konsultohet gjithmonë para çdo vendimi.

Që kjo befasi të realizohet ka ndihmuar këngëtarja Leonora Jakupi e cila është mike e ngushtë me deputeten Musliu.(lajmi.net).