Leonora “construction”

Këngëtarja Leonora Jakupi, para se të bënte ofertën për të marrë me koncesion parcelën ku ende ndodhet shtëpia e gjyshit të saj, si dhe pjesën tjetër ngjitur me të, kishte marrë pëlqimin e banorëve dhe kishte arritur marrëveshje me ta që t’ua kompensojë hapësirat e banimit. 

Lajme

30/09/2014 10:03

Si duket Leonora Jakupi e ka ditur më herët se do të jetë përfituese e parcelës në qendër të Skenderajt.

Ajo para se të ofertonte për këtë pronë, kishte marrë pëlqimin e banorëve të asaj prone, e cila është afër shtëpisë së gjyshit të saj, ku thotë të jetë lindur dhe rritur, shkruan gazeta ‘Zëri’.

Në atë pronë aktualisht janë disa shtëpi të vogla të ndërtuara menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, të cilat do të rrënohen dhe në vend të tyre do të ngrihen ndërtesa të larta banimi në pronësi të Leonora Jakupit.

Saktësisht për 0.20 hektarë tokë komunale, komuna e Skenderajt ka shpallur ankandin publik për dhënie në shfrytëzim për 99 vjet me partneritetin publiko-privat.