Leonardo DiCaprio tashmë ka një të dashur të re, ndryshe nga të gjitha të tjerat (Foto)

Nëse dini historikun e lidhjeve të Leonardo DiCaprio, me siguri ju ka rënë në sy fakti se aktori preferon kryesisht modelet bionde. Tani gjërat mesa duket kanë ndryshuar, dhe adhurimi i gjinisë femërore ka ndryshuar preferenca.

ShowBiz

15/08/2017 23:03

Page Six shkruan se Leo tashmë është lidhur me një modele brune. Gjithsesi DiCaprio nuk është larguar shumë nga pëlqimet e tij, pasi ka qëndruar në botën e modeleve.

E dashura e re e aktorit, është Lorena Rae, një modele mjaft e bukur (si çdo e dashur tjetër e Leos).

Ata nuk e kanë pranuar lidhjen mes tyre, por që çifti mesa duket janë prej disa kohësh bashkë, pasi shihen vazhdimisht në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Nëse është e vërtetë kjo lidhje, modelja është ndër të paktat femra brune që është lidhur Leo.