Leonardo DiCaprio pa të dashurën në plazh, ja kush po e shoqëron

Leonardo DiCaprio kaloi ditën në plazh, në Malibu bashkë me sipëmarrësin kapitalist izraelit, Vivi Nevo.

ShowBiz

01/09/2018 23:43

Caprio thuhet se është urdhëruar të humbasë peshë për një rol të ri, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Të hënën, aktori tregoi fizikun e tij pasi mori një ditë pushim për t’u relaksuar në plazh në Malibu.

Në këtë shëtitje, fituesit të Oscar, iu bashku edhe Vivi Nevo, i cili është sipërmarrës izraelit.

Me të nuk u pa të jetë edhe e dashura e tij Camila Morrone, 21 vjeç, me të cilën thuhet se ka plane për martesë. /Lajmi.net/