Leonardo DiCaprio momente intime me të dashurën në “Coachella”

Leonardo DiCaprio dukej shumë komod me të dashurën e tij, Camila Morrone në "Coachella" pasi po ushqehej në një rostiçeri.

ShowBiz

16/04/2018 09:21

43 vjeçari, fitues i “Oscars” ishte zhytur në atmosferën e festivalit, i veshur shumë sportiv, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Çifti dukeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin derisa po shijonin atmosferën e festivalit “Coachella”.

Modelja 20 vjeçare, Camila po e ushqente Leon, derisa po qëndronin në një rostiçeri dhe po qëndronin në mesin e një turme të madhe që ishin aty për të ndjekur festivalin.

 

Muajin e kaluar, çifti u fotografuan nga paparacët derisa po shijonin mëngjesin në Hollywood, ndërsa duken shumë të dashuruar në çdo paraqitje publike.

 

Camila është një nga shumë modelet me të cilat Leo ka qenë i lidhur në gjithë karrierën e tij, përfshirë ‘engjëjt’ e Victoria’s Secret, Gisele Bundchen dhe Bar Refaeli. /Lajmi.net/