Leo DiCaprio në jaht 678 milion dollarësh gjatë botërorit në Brazil

Leonardo DiCaprio po feston në një nga jahtet më të mëdha në botë gjatë muajit sa zhvillohet kampionati botëror i futbollit në Brazil.

ShowBiz

15/06/2014 00:23

Leo DiCaprio momentalisht po jeton eksperiencën e vërtetë të filmit të tij ‘The Wolf of Wall Street’ në Brazil.

Jo si gjithë të tjerët që kanë marrë dhoma në hotele, aktori ka vendosur që të marrë me qera një nga super-jahtet më të mëdha në botë si vend për të kaluar mbrëmjet në Brazil bashkë me 21 miq të tjerë, gjatë Kupës së Botës.

Jahti 130 metërsh, 3 kat i njohur si Topaz vlen më se 678 milion dollarë dhe përfshin një pishinë të madhe, spa, qendër fitnesi, kinema, 2 vend-ulje për helikopterë dhe kushedi se çfarë tjetër.

Pronar i jahtit është sheiku Mansour bin Zayed Al Nahyan, pronari i klubet anglez Manchester City.