Lenovo ThinkPad Helix është më i lirë, më i hollë dhe më i mençur

Lenovo lansoi një seri të tabletëve, pjesëve të PC-ve në konferencën e teknologjisë IFA 2014 të enjten, duke përfshirë edhe ThinkPad Helix për përdoruesit të cilët i kanë qejf tabletët dhe laptopët.

Auto & Tek

05/09/2014 01:19

Përderisa Lenovo pretendon që të rritet si kompani e elektronikës, PC-të janë ende duke ngecur, për shkak të faktit që kjo kompani po shet më shumë tabletë dhe celularë të mençur se sa PC, transmeton Lajmi.net.

ThinkPad Helix që kushton $1000 është një ‘ultralibër dy-në-një’ që ka për qëllim përdoruesit biznismen të cilët i përdorin tabletët për çështje biznesi dhe laptopët për të kryer punë.

ThinkPad Helix që është 11.6 inç peshon 1.8kg dhe është 15% më i hollë se modeli i tij paraardhës.

Pajisja e cila bëhet e gatshme për tu blerë në tetor, vepron përmes një procesori Intel Core M, që përfshinë Windows 8.1 Pro dhe një paketë prej opsioneve të sigurisë, të tilla si lexuesi biometrik i shenjave të gishtrinjëve, transmeton Lajmi.net.