Lenovo prezanton telefonat e rinj

Lenovo së fundmi i ka lansuar dy telefona të rinj Android, përfshirë këtu ‘phabletin’ S930 dhe S650. Telefoni i llojit S930 posedon ekran 6 inç me rezolucion 720p, procesorin 4-bërthamor 1.3GHz MediaTek 6852, 8GB memorie, baterinë 3000 mAh dhe 1GB RAM, shkruan uebfaqja technobuffalo.com. Ky nuk është njëri telefonave më të fuqishëm dhe nuk mund…

Auto & Tek

15/12/2013 07:00

Lenovo së fundmi i ka lansuar dy telefona të rinj Android, përfshirë këtu ‘phabletin’ S930 dhe S650. Telefoni i llojit S930 posedon ekran 6 inç me rezolucion 720p, procesorin 4-bërthamor 1.3GHz MediaTek 6852, 8GB memorie, baterinë 3000 mAh dhe 1GB RAM, shkruan uebfaqja technobuffalo.com.

Ky nuk është njëri telefonave më të fuqishëm dhe nuk mund të krahasohet me telefonat tjerë të fuqishëm si Galaxy Note 3. Ndërkaq, telefoni S650 posedon ekran 4.7 inç, 8GB memorie interne, procesorin e ngjashëm sikur phableti, me bateri më të vogël, 2.000 mAh.

Këta dy telefona pritet të dalin në treg gjatë muajit dhjetor. Sipas Phandroid, S650 do të ketë çmimin rreth 366 dollarë, ndërsa S930 afro 427 dollarë.