Lenovo prezanton tabletën ThinkPad 10

Pas lansimit të tabletës 8 inç ThinkPad në janar, Lenovo ka krijuar edhe një tabletë të re por tani 10 inç, të cilën e ka quajtur ThinkPad 10.

Auto & Tek

14/05/2014 22:51

Përderisa tableta e kaluar është në radhët e njëjta me iPad mini, ThinkPad 10 mundet që shumë lehtë të garojë me tabletën 9.7 inç Apple iPad.

Lenovo shpreson se me këtë tabletë të re do t\’i fitojë edhe klientët e Apple të cilët i përdorin tabletët për biznes, pasi që kjo tabletë është e punuar në formën biznes.

Njëjtë sikur ThinkPad 8, tableta ka dy lloje të kamerave – atë para dhe atë prapa (para 2 megapiksel, prapa 8 megapiksel) dhe vepron me një procesor të Intel.

Ekrani i ThinkPad 10 është 1,920 x 1,200 në rezolucion të lartë. Sidoçoftë, një përparsi në ThinkPad 10 është se ju lejon që të lidhni pajisjen me një mi, tastierë apo monitor përmes valëve wi-fi.

ThinkPad 10 ka sistemin operativ Windows 8.1 dhe kur të dalë në shitje në qershor pajisja pritet që të kushtojë $599.