Lenovo prezanton Phab 2, pjesë e Project Tango

Lenovo ka njoftuar fabletin e ri Lenovo Phab 2 që vjen në kuadër të Project Tango dhe tani është i gatshëm për shitje në tregun amerikan.

Auto & Tek

03/11/2016 13:09

Pajisja do të shitet direkt nga Lenovo me një vlerë prej 499.99 dollarëve. Ekrani do të jetë i madhësisë 6.4 inç dhe teknologjisë QHD në rezolucionin 2560×1440 piksel.

Phab 2 do të mbështetet nga procesori Qualcomm Snapdragon 652, RAM memoria prej 4GB dhe hapësira ruajtëse prej 64GB.

Kamera frontale ka 8MP ndërsa kamera e prapme shkrep foto në 16MP.