Lenovo me laptop të rinj

Laptopët Chromebook janë duke u bërë shumë të popullarizuar, dhe sot, Lenovo ka zbuluar dy produktet e reja të tij, modelet Lenovo N20 dhe Lenovo N20p.

Auto & Tek

06/05/2014 19:40

Dy sistemet janë pothuajse të ngjashme, me procesorë Intel Celeron, 2GB RAM standard, me opsion të përmirësimit deri në 4GB, dhe hapsirën prej 16GB të ofruar në shumë modele Chromebook.

Këto dy modele kanë një bateri e cila mundëson që të punojnë më shumë se 8 orë me të. Të dy modelet kanë një dizajn të bukur, duke vënë re hollësinë e ekranit për 0.7 inç dhe peshën më të vogël se tre kilogram.

I vetmi dallim mes këtyre dy modeleve është që ekrani i N20p është me prekje dhe me mundësi për të lëvizur ekranin në 300 shkallë.

Modelet janë të gatshme në dy sisteme operative të cilat përdoruesit dëshirojnë t’i përdorin, Chrome OS ose Windows 8.1. Me vetëm një procesorë Celeron, kjo ndoshta u jep modeleve një eksperiencë më të mirë.

Çmimet për këta dy laptop fillojnë nga $270 për modelin N20 dhe $329 për modelin me prekje N20p.