Lenovo me fitime rekorde

Lenovo, prodhuesi më i madh i kompjuterëve personal në botë, ka publikuar fitimet e çerekut të fundit të vitit që lamë pas, duke raportuar fitime rekorde.

Lajme

14/02/2014 09:58

Kompania kineze raportoi se fitimet janë rritur për 30% në 265 milionë dollarë nga periudha e njejtë e vitit të kaluar, duke i tejkaluar edhe parashikimet e analistëve, të cilët prisnin të ardhura prej 247 milionë dollarëve.

Të ardhurat janë rritur një rekord prej 10.8 miliardë dollarëve, të udhëhequra nga shitjet në Kinë.

Sido që të jetë, blerja e serverëve të IBM dhe Motorola prite të ketë një impakt negativ në një të ardhme të afërt në financat e kompanisë, thuhet në raport.

Lenovo ka paguar 5 miliardë dollarë në janar, ose gati gjysmën e vlerës së kompanisë në treg, për të blerë të dy bizneset.

Investitorët kanë vënë në pikëpyetje këto investime, pasi që të dyja bizneset e blera nuk është se kishin performanca të mira.

Lenovo ka lajmëruar se do i duhet më shumë se një vit që të ketë profit nga Motorola, firmë që e ka blerë nga Google për 2.9 miliardë dollarë.