Lennox Lewis ka një mesazh për Anthony Joshuan

Legjenda e boksit Lennox Lewis duket se ka diçka për ti thënë njërit prej boksierëve më të mirë aktualisht, Anthony Joshua.

Sport

30/08/2018 22:54

Lewis mendon se Joshua duhet t’ua plotësojë dëshirën tifozëve.

“Duhet të përballësh me kundërshtarin më të mirë dhe kjo do ta ndihmojë ndërtimin e karrierës. Nëse vazhdon t’i zgjedhësh kundërshtarët, publikut nuk do t’i pëlqejë. Duhet të përballësh me atë që do publiku” ishin fjalët e ish kampionit të peshave të rënda.

Duket se ky mesazh ka synim ta nxitë përballjen Joshua-Wilder.

AJ ndeshjen e ardhshme e zhvillon kundër Alexander Povetkin. /Lajmi.net/