Lenjani shpjegon se çfarë i ndodhi pacientit që thuhej se nuk mori trajtim në QKUK

Basri Lenjani ka sqaruar rastin ku një qytetar u xhirua në korridoret e Klinikës Emergjente, të cilit pretendohet se nuk i është dhënë ndihmë mjekësore.

Lajme

18/01/2019 13:33

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani ka folur në lidhje me rastin e mbrëmshëm ku në disa video në medie shihet një qytetar në korridoret e Klinikës Emergjente, të cilit pretendohet se nuk i është dhënë ndihmë mjekësore, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se stafi ka qenë në detyre, pacientit i është dhënë ndihma mjekësore dhe për këtë ai ka thënë janë edhe kamerat të cilat dëshmojnë atë çfarë ka ndodhur.

“Shërbimet emergjente kanë qenë në detyrë e kanë për obligim, që çdo qytetari ti ofrojnë kujdes mjekësor. Stafi ka qenë në detyrë dhe për çdo gjë janë kamerat ku shihet qartë gjithçka që ka ndodhur”, ka thënë Lenjani.