Lenjani në Greqi ose Gjermani, këto skuadra interesohen për të

Ermir Lenjani mund ta vazhdojë karrierën në Bundesligë apo në Superligën greke.

Sport

03/07/2016 09:57

Sipas gazetës prestigjoze, “L’Equipe”, për shërbimet e 26-vjeçarit interesohen Werder Bremen në Bundesligë dhe AEK-u i Athinës nga Superliga greke, transmeton Supersport.al.

Elita e futbollit gjerman duket një mundësi joshëse për Lenjanin që të vazhdojë karrierren, pasi Nantes nuk shfrytëzoi opsionin për ta blerë pas sezonit të kaluar në huazim, ndërsa mbrojtësi nuk është në planet e Rennes, pavarësisht se ka kontratë me klubin deri në vitin 2017.

Werder Bremen dhe AEK i Athinës vazhdojnë të mbajnë nën vëzhgim situatën rreth lojtarit, i cili përveçse si mbrojtës, ka të dhënat teknike dhe kualitetin të luajë edhe si mesfushor apo në mbështetje të sulmit nga krahu i majtë.

Me çmimin e kartonit që është rritur në mbi 1 milion euro, Ermir Lenjani tashmë është në pritje te ofertave konkrete, për të vazhduar karrierën në një tjetër ligë të madhe europiane.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.