Lenjani ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuara (Foto)

Lojtari i Kombëtares sonë, Ermir Lenjani ka ndihmuar fëmijët me aftësi të kufizuara, duke i dhurara atyre dhurata të ndryshme për Vitin e Ri.

Sport

29/12/2014 23:36

Ermir Lenjani ka vizituar Gjilanin ku gjinden fëmijët me aftësi të kufizuara në qendrën ‘Pema’.

Përpos se i ka bërë një vizitë të thjeshtë, ai gjithashtu i ka dhuruar atyre dhurata të ndryshme për Vitin e Ri, duke i kthyer buzëqeshjen ne fytyrën e tyre.

Ai gjithashtu ka qëndruar për disa kohë aty, duke kaluar çaste shumë të mira me fëmijët. Lenjani u ka premtuar punonjësve se ndihma të tilla do t’i bëj më shpesh, apo më mirë të themi sa herë që i jepet mundësia.