Lenjani, mirënjohje nga Kamenica (Foto)

Superylli i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani ka marrë mirënjohje nga kryetari i Kamenicës, Begzat Sinani, pas paraqitjeve  mbresëlënëse të treguara me Kombëtaren tonë.

Sport

27/12/2014 22:53

Lenjani ka qenë lojtari kryesor i Shqipërsië në disa ndeshjet e fundit të zhvilluara në kualifikimet për Euro 2016.

Për këtë arsye, ai ka marrë mirënjohje nga kryetari i Kamenicës, Begzat Sinani. Menjëherë pas këtij çmimi, Lenjani me anë të një postimi në Facebook, ka falënderuar të gjithëve për mbështetjen që janë duke i dhënë atij.

“Ishte e mrekullueshme për mua që ta kaloj një ditë në qytetin tim në Kamenicë. Falënderoj kryetarin e Komunës, Begzat Sinanin për mirënjohje si dhe të gjithë të pranishmit. Pa përkrahjen tuaj unë nuk do të isha ku jam sot, prandaj faleminderit nga zemra qyteti im dhe njerëzit e mi. Ju dua”, ka shkruar Lenjani në facebook.