Lenjani konfirmon: Do të ndërroj skuadër në janar

Anësori i Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani ka konfirmuar në mënyrë zyrtare se gjatë afatit kalimtar dimëror, ai do të largohet nga skuadra e tij aktuale, Saint Gallen.

Sport

30/12/2014 14:44

Në një intervistë për Kohavision në emisionin Interaktiv, Lenjani ka konfirmuar në mënyrë zyrtare se do të largohet në St. Gallen gjatë janarit.

Ai nuk ka dhënë ndonjë detaj më shumë, duke e lënë ende në peng skuadrën e tij të ardhshme, e cila pritet të jetë Stuttgarti, apo ndonjë skuadër e madhe në elitën e futbollit zviceran.

Anësori ka pësuar ngritje të madhe në karrierë, sidomos gjatë paraqitjeve fantastike me Shqipërinë në ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2016.