Lenjani e tregon arsyen e humbjes

Ermir Lenjani e ka pranuar se Kombëtarja e Shqipërisë nuk bëri paraqitje të mirë në pjesën e parë.

Sport

26/03/2016 20:25

Lenjani ka deklaruar se Shqipëria nuk bëri paraqitje të mirë në pjesën e parë ndaj Austrisë, mirëpo e ka vlerësuar performancën e kuqeznjve në pjesën e dytë.

Futbollisti shqiptar i Nantes e realizoi golin e Shqipërisë, në humbjen 2:1 nga Austria.

“Pjesa e parë nuk shkoi mirë, mirëpo në pjesën e dytë treguam fytyrën tonë të vërtetë. Humbëm por tani duhet të shikojmë përpara. Faleminderit tifozëve për përkrahje”, ka shkruar Lenjani në rrjetin social Facebook