Lenjani befason të gjithë me skuadrën e re

Hapja e merkatos dimërore mund të çelë rrugën për largimin përfundimtar të Ermir Lenjanit nga Rena.

Sport

02/01/2017 12:49

Mesfushori i Kombëtares, i cili ka luajtur vetëm 24 minuta gjithsej në kampionat, tani ka mundësi të zgjedhë vetë të ardhmen, duke qenë se është në gjashtë muajt e fundit të kontratës me klubin francez.

Mes destinacioneve të mundshme të 27-vjeçarit shqiptar, as këtë herë nuk mungon Verder Bremeni. Sipas mediave gjermane, mesfushori nga Prishtina është në krye të listës së objektivave të klubit të Bundesligës së parë.

Megjithatë, kjo lëvizje ka pak gjasa të realizohet. Çuditërisht, sa herë bëhet fjalë për Lenjanin, Verder Bremeni përmendet si destinacion i mundshëm.

Kjo e detyroi drejtorin sportiv të gjermanëve që korrikun e shkuar të dilte me një deklaratë zyrtare ku thoshte se futbollisti i Kombëtares kuqezi asnjëherë nuk ka qenë në listën e tyre të dëshirave.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.