Lenjani afër hapit më të madh në karrierë, ja cila skuadër po e kërkon

Hapja e merkatos dimërore mund të çelë rrugën për largimin përfundimtar të Ermir Lenjanit nga Rennes.

Sport

01/01/2017 21:56

Mesfushori i Kombëtares, i cili ka luajtur vetëm 24 minuta gjithsej në kampionat, tani ka mundësi të zgjedhë vetë të ardhmen, duke qenë se është në gjashtë muajt e fundit të kontratës me klubin francez.

Mes destinacioneve të mundshme të 27-vjeçarit shqiptar, as këtë herë nuk mungon Werder Bremen. Sipas mediave gjermane, mesfushori nga Prishtina është në krye të listës së objektivave të klubit të Bundesligës së parë.

Megjithatë, kjo lëvizje ka pak gjasa të realizohet. Çuditërisht, sa herë bëhet fjalë për Lenjanin, Werder Bremeni përmendet si destinacion i mundshëm. Kjo e detyroi drejtorin sportiv të gjermanëve që korrikun e shkuar të dilte me një deklaratë zyrtare ku thoshte se futbollisti i Kombëtares kuqezi asnjëherë nuk ka qenë në listën e tyre të dëshirave.

Në këto kushte, varianti më i mundshëm është rikthimi te Nantes, aty ku futbollisti luajti në huazim sezonin e shkuar. Në 21 ndeshje, Lenjani shënoi një gol dhe dha një asist me fanellën e Nantes.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.