Lënia e cigares edhe në moshën 60-vjeçare zgjat jetën

Studiuesit thonë se nëse lënia e cigares edhe në moshën 60-vjeçare mund të ndikojë në zgjatjen e jetës.

Lifestyle

02/12/2016 01:14

Në një studim të publikuar në revistën “American Journal of Preventive Medicine”, siç transmeton AA, thuhet se asnjëherë nuk është vonë për lënien e cigares dhe se sa më shpejt të lihet aq më shumë mund të zgjatet jeta e njeriut.

Studiues nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së SHBA-së thonë se kanë bërë një kërkim mbi 160 mijë njerëz.

Ata vënë në dukje se personat mbi moshën 70-vjeç që janë konsumatorë të cigares rrezikohen tre herë më shumë se sa ata që nuk konsumojnë fare cigare për të humbur jetën brenda 7 vitesh.