Lëngu i panxharit ju ndihmon të ushtroni më gjatë

Lëngu i panxharit ju ndihmon të ushtroni më gjatë, sugjeron një hulumtim i ri.

Lifestyle

25/07/2015 12:37

Studimi gjeti se ky lëng rritë performancën e njerëzve gjatë ushtrimeve, pasi që të pihet për dy javë.

Kjo pije redukton lodhjen gjatë ushtrimeve dhe përmirëson rrahjet e zemrës duke bërë që ajo të jetë në gjendje të dërgojë më mirë oksigjen në muskujt e trupit.

Kjo do të thotë se njerëzit të cilët ushtrojnë, mund të ushtrojnë për më gjatë me këtë pije para se muskujt e tyre të lodhen, transmeton Lajmi.net.

Njerëzit e studiuar, të cilët pinë lëngun e kuq kishin gjithashtu presion më të ulët të gjakut, një zbulim ky që mbështetë hulumtimet e mëparshme mbi këtë temë.

Hulumtuesit thanë se përfitimet nga kjo pije vijnë nga fakti që ajo mbanë molekulë nitrat. Kur konvertohet në trup, nitrati mund të zgjerojë enët e gjakut dhe të rrisë fluksin e gjakut, dy faktorë të rëndësishëm për performancë në ushtrime. (Lajmi.net)