Lëngu i grejpfrutit ju ndihmon në humbjen e peshës

Një studim hulumtues ka gjetur se lëngu i grejpfrutit jo vetëm që ju ndihmon në humbjen e peshës, por gjithashtu edhe në zvogëlimin e niveleve të glukozës.

Lifestyle

13/10/2014 19:46

Studimi i kryer në minj gjeti se minjtë që ishin ushqyer me një dietë me yndyrë të lartë kishin fituar 18% peshë më pak kur ata pinë lëng grejpfruti, në krahasim me një grup të minjëve që kishin pirë ujë, transmeton Lajmi.net.

“Ka shumë komponime aktive në lëngun e grejpfrutit dhe ne jo gjithmonë e kuptojmë se si këto komponime punojnë”, tha Andreas Stahl, profeso i shkencave ushqyese dhe toksikologjisë në Unviersitetin e Kalifornisë ‘Berkeley’ në SHBA.

“Lëngu i grejpfrutit kishin ulur glukozën në gjak në të njejtën shkallë si metformina. Kjo do të thotë se pija natyrale kishte ulur nivelet e glukozës në mënyrë efektive si një ilaç”, tha Joseph Napoli nga i njëjti universitet.

Minjtë që kishin ngrënë ushqime me yndyrë të lartë dhe që kishin pirë lëng grejpfruti jo vetëm që kishin fituar më pak peshë se ata që kishin pirë ujë, por gjithashtu kishin 13% deri 17% rënje të nivelit të glukozës në gjak, si dhe rënje të trefishtë të niveleve të insulinës, transmeton Lajmi.net.

“Këto rezultate, bazuar në eksperimentet e kontrolluara, kërkojnë studim të mëtejshëm në mundësitë shëndetësore të lëngut të grejpfrutit”, përfundoi Stahl.

Studimi ishte publikuar në revistën PLOS ONE.