Lënduan policin teksa tentuan të ikin me veturë

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka arrestuar dy të dyshuar, pasi të njëjtit kanë provuar të ikin nga patrullat policore kur janë ndaluar, duke lënduar njërin nga policët.

Lajme

27/02/2016 22:32

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, pasi të njëjtit kur patrulla policore i kishte ndaluar ata të njëjtit me veturën e tyre kishin tentuar që me vrull të largoheshin nga vendi i ngjarjes me q rast njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të lehta trupore në shuplaken të dorës për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar me procedurë të rregullt.