Lëndohet ylli i Kombëtares së Shqipërisë

Mesfushori kyç i Shqipërisë, Blerim Kukeli, është lënduar në finalen e Kupës së Zvicrës.

Sport

29/05/2016 17:25

Gjakovari ka pësuar një goditje në kokë dhe është larguar nga fusha në pjesën e parë të ndeshjes Lugano-Zurich.

Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim të rëndë dhe ai pritet që nesër t’i bashkohet Kombëtares së Shqipërisë në përgatitje, përcjellë “Lajmi.net”.

Sot Shqipëria luan ndeshje miqësore ndaj Katarit në ora 17:30.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.