Lëndohet ylli i Italisë pak para ndeshjes me Suedinë

Simone Zaza ka pësuar një lëndim pak ditë para duelit të madh të parë për kualifikim në "Rusi 2018".

Sport

09/11/2017 13:25

Lajm i keq për Kombëtaren Italinë para ndeshjes me Suedinë në play-off për kualifikim në “Kampionatin botëror 2018”.

Sulmuesi Simone Zaza ka pësuar një lëndim pak ditë para duelit të madh të parë për kualifikim në “Rusi 2018”.

“Corriere dello Sport” raporton se ylli i Valencias së paku nuk do të jetë titullar për ndeshjen ndaj Suedisë, përcjell “lajmi.net”.

Zaza ka shkëlqyer me paraqitjet e tij dhe golat për skuadrën e Valencias në La Ligë. /Lajmi.net/19