Lëndohet Van Persie, e rrezikon Botërorin

Robin van Persie ka pësuar lëndim në gju gjatë stërvitjeve me Përfaqësuesen e Holandës dhe rrezikon të mos paraqitet në Botërorin e Brazilit, njëjtë si sulmuesi uruguaian, Luis Suarez.

Sport

22/05/2014 14:54

Robin Van Persie e ka shqetësuar krejt Holandën. Sulmuesi holandez e ka pësuar një lëndim në gju, gjatë stërvitjeve me Përfaqësuese e Holandës.

Kapiteni i ‘Oranje’ përfundoi në tokë dhe i frikësoi bashkëlojtarët, por kontrollet e para mjekësore kanë dhënë rezultate pozitive dhe futbollisti i Manchester Unitedit shpreson dhe beson se mund të jetë i gatshëm për Kampionat Botëror, që mbahet muajin tjetër në Brazil.

Van Persie është lojtar mjaft i rëndësishëm për Holandën, prandaj përzgjedhësi Louis van Gaal nuk e sheh dot ekipin e tij pa kapitenin.

Orë më parë u bë e ditur se edhe sulmuesi uruguaian, Luis Suarez mund të mungojë në evenimentin më të rëndësishëm të futbollit, pasi mund t’i nënshtrohet një operimi në gju.