lajmi.net

Lëndohet Ronaldo

Lojtari më i mirë i botës, Cristiano Ronaldo është lënduar në ndeshjen e djeshme ndërmjet Francës dhe Portugalisë, e cila nuk ishte asgjë më shumë se një miqësore.

Sport

12/10/2014 11:30

Franca arriti që ta mposht Portugalinë me rezultat të ngushtë prej 2-1, në një miqësore të zhvilluar në mbrëmjen e ditës së djeshme.

Ronaldo nuk zhvilloi një lojë të mirë pasi ishte i heshtur nga mbrojtësit francezë. Sa për të vërtetuar që gjërat po shkonin keq në atë takim, flet dhe lëndimi i Ronaldos.

Portugezi e lëndoi gjurin e këmbës së majtë në minutën e 76′ të takimit duke u larguar kështu nga loja. Sidoqoftë, duket se asgjë nuk ka qenë serioze.

Ai do të rikuperohet shumë shpejtë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të kombëtares së tij.

Lëndohet Ronaldo

Lajme të këqija për Përfaqësuesen e Portugalisë. Cristiano Ronaldo i është shtuar listës së gjatë të futbollistëve të lënduar, pasi pësoi tërheqje muskulore. Megjithatë, ylli i Real Madridit nuk e rrezikon pjesëmarrjen në Botëror.

Sport

29/05/2014 22:20

Cristiano Ronaldo e ka pësuar një lëndim muskulor, derisa Portugalia po i vazhdon përgatitjet për Botërorin e Brazilit.

29 vjeçari ishte rikthyer në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit, duke e ndihmuar Real Madridin ta fitonte këtë trofe, por e pësoi një tjetër lëndim me Përfaqësuesen të enjten.

CR7 ishte njëri prej pesë futbollistëve të Portugelisë që ka mbetur jashtë stërvitjeve për shkak të lëndimit.

Ai pësoi një tërheqje muskulore në këmbën e majtë dhe po i nënshtrohet rehabilitimit në hotel.

Ai iu bashkua të lënduarve Raul Meireles, Hugo Almeida, Rubon Amorim e Joao Moutinho, ndërsa Portugalia po bëhet gati për ndeshjen e fundit para Botërorit, të cilën do ta zhvillojë të shtunën kundër Greqisë.

Asnjëri nga lëndimet e këtyre futbollistëve nuk besohet të jetë serioz, sa për t’ua vënë në dyshim pjesëmarrjen në Botëror, ndërsa Ronaldo pritet të jetë gati për ndeshjen e parë të Botërorit.

Portugalia i ka në grup Gjermaninë, SHBA-të dhe Ganën, ndërsa do ta nis këtë turne më 16 qershor, kundër gjermanëve.

Lëndohet Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka pësuar një lëndim, pas vetëm nëntë minutash lojë në ballafaqim me Valladolidin. Ylli i Real Madridit u zëvendësua duke ia liruar vendin Alvaro Moratas.

Sport

07/05/2014 22:23

Lajm i madh nga Valladolidi, dhe nuk ka të bëjë me rezultatin.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo rezistoi vetëm nëntë minuta para se të zëvendësohej për shkak të një lëndimi.

Kapiteni i Portugalisë nuk u duk në dhimbje, ose duke vuajtur nga një dëmtim serioz – pas probleme në kofshë në javët e fundit – mirëpo u zëvendësua nga trajneri Carlo Ancelotti i cili në vend të tij e inkuadroi Alvaro Moratan.

Veprimi i italianit më tepër duket si një përkujdesje që Ronaldo të mos ketë ndonjë telashe të madhe, por prapë do të brengosë Real Madridin para ndeshjeve vendimtare për titull të kampionit në La Ligë, dhe finalen e madhe të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit më 24 maj në Lisbonë.

LM