Lëndohet rëndë 15 vjeçari në një pishinë në Mitrovicë

Një i ri është lënduar rëndë në një pishinë në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.

Lajme

03/06/2018 19:24

Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se fjala është për një 15 vjeçar.

“15 vjeçari është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që gjendja e tij ishte e rëndë. Deri më tash nuk dihet identiteti i tij”, tha Zahiti.