Lëndohet përforcimi i ri i Juventusit, mungon një muaj (FOTO)

Problem i madh te skuadra e Juventusit.

Sport

16/09/2017 12:17

Mattia De Sciglio pësoi një lëndim në humbjen e Juventusit nga Barcelona me rezultat 3:0 në duelin e tyre të parë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Por, fillimisht thuhej se dëmtimi nuk është serioz.

Kurse, “Calciomercato” shkruan se De Sciglio mund të mungojë deri në një muaj, përcjell “lajmi.net”.

Mungesa e tij do t’i krijojë telashe Juventusit pasi trajneri Max Allegri nuk e ka përfshirë mbrojtësin tjetër të djathtë Stephan Lichtsteiner në listë për Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/