Lëndohet përforcimi i madh i Milanit, mungon në derbi kundër Interit (FOTO)

Skuadra nga San Siro ka marrë një tjetër lajm të keq.

Sport

03/10/2017 07:13

Milan është në seri të rezultateve negative në Serie A.

“Rossonerët” kanë humbur tri nga shtatë duelet e deritashme në Kampionatin italian.

Por, skuadra nga San Siro ka marrë një tjetër lajm të keq.

Përforcimi i ri, Nikola Kalinic ka pësuar një lëndim muskulor gjatë duelit të fundit ndaj Romës dhe rrezikon të mungojë në ballafaqimin e ardhshëm, në derbi kundër Interit, përcjell “lajmi.net”.

Milan ka publikuar një komunikatë për media ku ka konfirmuar lëndimin e yllit kroat.

Po ashtu, klubi nga sqaruar se gjendja e tij do të monitorohet në baza ditore. /Lajmi.net/