Lëndohet një person nga zjarri në Podujevë

Në rrugën Ilir Konushevci në Podujevë, Policia e Kosovës njofton se për shkaqe akoma të panjohura, ka shpërthyer në zjarr në një pompë të benzinës.

Lajme

24/01/2016 13:30

Si pasojë e këtij zjarri, një punëtorë i kësaj pompe, ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, raporton lajmi.net.

Në vendim e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa njësitet policore kanë evakuuar të gjithë banorët përreth derisa zjarrfikësit kanë fikur zjarrin./lajmi.net