Lëndohet Neymar, mungon një muaj

S’ka qetësi për Neymar. Pas formës së zbehtë të cilën e shfaqi së fundmi, sulmuesi brazilian e mori një tjetër lajm të zi. Ylli i Barcelonës do të mungojë një muaj, për shkak të një lëndimi që e pësoi në finale të Copa del Rey.

Sport

17/04/2014 21:04

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar do të mungoj një muaj, pas lëndimit që e pësoi në këmbë në finale të Copa del Rey, njofton klubi spanjoll.

22 vjeçari e pati një natë të tmerrshme të mërkurën mbrëma, ndërsa Barça u mposht 2:1 nga Real Madridi, ndërsa ylli brazilian e lëshoi rastin ideal në minutat e fundit të ndeshjes.

Lajmi i keq për ish futbollistin e Santosit, nënkupton se ai do të mungojë në ndeshjet ndaj Athletic Bilbao, Villarreal, Getafe e Elche, ndërsa klubi shpreson që ai të kthehet në xhiron e fundit ndaj Atletico Madrid.