Lëndohet Modric, kthehen Ramos dhe Pepe

Rafael Benitez ka njoftuar se Luka Modric e ka pësuar një lëndim ndaj Las Palmas.

Sport

31/10/2015 23:10

Benitez ka treguar se Modric e ka marrë një goditje të lehtë dhe ai e kishte zëvendësuar për të mos rrezikuar me tepër.

“Luka Modric ka marr një goditje të lehtë. Ne preferuam që të mos ta rrezikojmë dhe për këtë e largova nga loja”, tha spanjolli.

Në të njejtën kohë trajneri i Real Madridit ka njoftuar se mbrojtësit Pepe dhe Ramos mund të luajnë ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve.

“Sergio Ramos dhe Pepe do të jenë në dispozicion për të luajtur kundër PSG’së”, ka njoftuar Benitez

Kujtojmë që Modric nuk ka shumë kohë që është kthyer nga një lëndim të cilin e kishte pësuar me Kombëtaren e Kroacisë.