Lëndohet Messi

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi sot ka pësuar një lëndim, dhe pas pak pritet t'i bëhen testet mjekësore dhe për të parë gjendjen e lojtarit.

Sport

24/03/2015 17:05

Tashmë është pothuajse zyrtare. Lionel Messi ka pësuar një lëndim teksa ishte në detyrë me Kombëtaren e Argjentinës.

Ai do të testohet nga mjekët e Argjentinës në Washington, vend ky që arriti gjatë mbrëmjes së kaluar.

Përndryshe, lëndimi i tij besohet të mos jetë shumë serioz.

Ky është një lajm mjaft i keq për Barcelonën, ku dihet se Messi është lojtari kryesor i saj.