Lëndohet Messi, Rakitic tregon se si do të reagojë skuadra

Ivan Rakitic ka folur disa fjalë rreth lëndimit që Messi pësoi mbrëmë në ndeshjen ndaj Sevillas.

Sport

21/10/2018 11:39

Argjentinasi ka lënduar krahun e djathtë dhe pritet të mungojë rreth tri javë, transmeton lajmi.net.

Mesfushori nga Kroacia ka shpresë që skuadra nuk do ta ketë shumë problem mungesën e Messit.

“Do të mundohemi që mungesën e Messit ta bëjmë sa më pak të dukshme. I kemi sytë nga klasikja, e dimë se do të jetë ndryshe” ka thënë Rakitic.

Klasikja e ardhshme do të jetë e para që nga viti 2007 në të cilën nuk paraqiten as CR7 e as Leo Messi. /Lajmi.net/