Lëndohet Lacazette, ja kur do të kthehet në ekipin e Arsenalit

Alexandre Lacazette ka nevojë për operacion për ta sanuar dëmtimin.

Sport

13/02/2018 15:40

Alexandre Lacazette ka pësuar një lëndim te ekipi i Arsenalit.

Sulmuesi francez do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për katër deri në gjashtë javë.

Mediat angleze raportojnë se Lacazette ka nevojë për operacion për ta sanuar dëmtimin, përcjell “lajmi.net”.

Lëndimi i tij ka sjellë një problem te “Gunners” pasi Pierre Emerick Aubameyang nuk ka të drejtë loje në Europa League ku mori pjesë me ekipin e Borussia Dortmund. /Lajmi.net/