Lëndohet Kaka, refuzon rrogën

Lajme të këqija për Milanin. Leite Kaka pësoi një lëndim gjatë debutimit të tij për Rossonerët kundër Torinos të shtunën pas rikthimit në klub gjatë afatit kalimtar të verës. Edhe pse fillimisht dyshohej se dëmtimi nuk është i shkallës së rëndë, mediat italiane kanë raportuar të hënën se braziliani do të mungojë për së paku…

Sport

16/09/2013 13:05

Lajme të këqija për Milanin. Leite Kaka pësoi një lëndim gjatë debutimit të tij për Rossonerët kundër Torinos të shtunën pas rikthimit në klub gjatë afatit kalimtar të verës.

Edhe pse fillimisht dyshohej se dëmtimi nuk është i shkallës së rëndë, mediat italiane kanë raportuar të hënën se braziliani do të mungojë për së paku një muaj për shkak të një problemi në një muskul të këmbës së majtë.

Kurse, në paraqitjen e tij në webfaqen zyrtare të Milanit, ish ylli i Real Madridit ka shprehur keqardhjen për dëmtimin e tij të menjëhershëm dhe tregoi se gjatë periudhës së rikuperimit do të refuzojë të marrë rrogë në San Siro.

“Keni dëgjuar për lëndimin tim, ishte një mbrëmje shumë e rëndë për mua, nuk e prisja. Kam vendosur t’ia suspendoj vetes rrogën në këtë periudhë sepse nga Milan kërkoj vetëm përkrahje dhe motivim për shërim sa më të shpejtë. Nga sot fillon kurimi dhe do të mundohem të kthehem sa më parë që është e mundur. Është një moment i rëndë dhe i vështirë”, u shpreh Kaka.