Lëndohet futbollisti kryesor i Barcelonës (FOTO)

Lionel Messi ka pësuar një lëndim në ndeshjen miqësore të Argjentinës kundër Hondurasit.

Sport

28/05/2016 09:00

Lionel Messi është dërguar në spital pas lëndimit që pësoi në fitoren e Argjentinës ndaj Hondurasit me rezultat 1:0 në ndeshjen e vetme përgatitore para fillimit të “Copa America” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gonzalo Higuain realizoi golin e vetëm të takimit.

Por, alarmi u ndez kur Messi pësoi një dëmtim në mes të pjesës së dytë dhe u desh të largohej nga fusha, përcjell “Lajmi.net”.

Sulmuesi kryesor i Barcelonës dhe Argjentinës u lëndua pas një dueli ajror me një futbollist kundërshtar në minutën e 59-të të ndeshjes. Ai u zëvendësua nga Ever Banega.