Lëndohet futbollisti i Chelseas, “festojnë” tifozët (FOTO)

Tifozët e Chelseas janë gëzuar pas lëndimit të mbrojtësit Branislav Ivanovic.

Sport

24/07/2016 21:50

Branislav Ivanovic ka pësuar një lëndim dhe nuk do të luajë për rreth një muaj.

Por, dëmtimi i tij në vend se t’i hidhërojë, ka gëzuar disa tifozë të Chelseas, të pakënaqur me paraqitjet e tij dhe qëndrimin në klub, raportojnë mediat britanike, përcjell “Lajmi.net”.

Tifozët e “Blues” me postimet e tyre në rrjetet sociale kanë bërë të ditur se nuk do t’ju mungojë aspak futbollisti serb.