Lëndohet edhe Sirigu

Pas Gianluigi Buffon, edhe portieri i dytë i Italisë, Salvatore Sirigu ka pësuar një lëndim gjatë seancës së sotme stërvitore. Megjithatë, nuk besohet se bëhet fjalë për një dëmtim serioz.

Sport

16/06/2014 18:58

Pas portierit të parë Gianluigi Buffon, është lënduar edhe i dyti, Salvatore Sirigu.

Sipas televizionit italian “Sky Sport”, portieri i Paris Saint-Germain, i inkuadruar si titullar në fitoren 2:1 ndaj Anglisë në ndeshjen e parë të Grupit D në Kampionatin botëror në Brazil, pas dëmtimit të Buffonit, ka pësuar një problem në stërvitjen e sotme.

Dhe, Sirigu u detyrua të përfundonte para kohës seancën stërvitore për t’ju nënshtruar tretmanit të menjëhershëm ndaj problemit në qafë.

Megjithatë, një lajm i mirë është se lëndimi nuk besohet të jetë i natyrës serioze dhe në rast se Buffon nuk rikuperohet, Sirigu do të jetë sërish titullar për duelin e radhës kundër Kosta Rikës.

Sirigu u paraqit mjaft mirë në fitoren ndaj Anglisë.