Lëndohet edhe Benzema

S’ka qetësi për trajnerin Carlo Ancelotti. Karim Benzema i është shtuar listës së futbollistëve të lënduar kohëve të fundit. Sulmuesi francez nuk do të luajë ndaj Celta Vigos, por shpreson të jetë në finalen e Championsit.

Sport

11/05/2014 17:34

Probleme tek Real Madrid. Carlo Ancelotti nuk po mund ta kompletojë assesi ekipin, për shkak të lëndimeve të njëpasnjëshme që po i përcjellin lojtarëve të tij.

Listës së futbollistëve që pësuan lëndime kohëve të fundit si Pepe, Di María, Cristiano, Varane e Carvajal, i është shtuar edhe Karim Benzema.

Futbollisti francez ka dhimbje në gju dhe ka frikë se mund të mbetet edhe pa finalen e Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet më 24 maj.

Ai ndoshta do të ftohet ndaj Espanyolit në Bernabeu, në xhiron e fundit të sezonit, për ta provuar veten nëse është në gjendje të luajë, një javë para duelit me Atletico Madridin.