Lëndohet Dani Alves

Barcelona ka marrë një lajm shumë të keq nga stafi mjekësor i skuadrës, pasi është mësuar se Dani Alves ka pësuar një lëndim dhe do të mungojë në ndeshjet e ardhshme.

Sport

14/12/2014 17:03

Dani Alves ka pësuar një lëndim dhe kështu nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë skuadrën e tij për disa ndeshjet e ardhshme.

Është mësuar se ai do të mungojë në takimin e mesjavës në kuadër të Copa del Rey kundër Huescas.

Për më shumë, ai pritet të mungojë edhe në ndeshjen e ardhshme të La Ligas të cilën skuadra e tij e zhvillon në vikend kundër Cordobas.