Lëndohet Coutinho, Kaka e zëvendëson për Brazilin

Philippe Coutinho e ka pësuar nëj lëndim në derbin e qytetit mes Liverpool dhe Everton, andaj nuk do të mund të luajë në ndeshjet kualifikuese të Brazilit për Kampionatin Botëror.

Sport

05/10/2015 10:46

Për t’a zëvendësuar yllin e Liverpoolit, përzgjedhësi brazilian Dunga e ka ftuar Leite Kakan.

Kaka paraprakisht kishte luajtur për Brazilin muajin e kaluar në miqësoret ndaj Costa Ricas dhe SHBA-ve, mirëpo nuk ishte përfshirë në këto ndeshje kualifikuese.

Brazili e nis rrugën për ‘Rusia 2018’, me ndeshjen ndaj Kilit në Santiago.