Lëndohet Chiellini, rrezikon përballjet me Real Madridin

Kombëtarja e Italisë ka marrë një lajm aspak të mirë në prag të miqësorëve me Argjentinë dhe Anglinë.

Sport

19/03/2018 16:19

Është mbrojtësi Giorgio Chiellini që ka lënë kampin stërvitor të Kombëtares së Italisë shkaku i lëndimit.

Chiellini thuhet të ketë pësuar një lëndim muskulor në shtunën në sfidën ndaj Spalit, ku Juventusi barazoi pa gola 0-0.

Mediet në Itali raportojnë se mbrojtësi veteran rrezikon të mungojë edhe në dy ndeshjet ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/